Rama: PS, lidershipi i integrimit

05/09/2011 12:35

Socialistet, jo vetem do të rikthehen në kuvendin e Shqipërisë, por sic
tha kreu i partisë Edi Rama, grupi parlamentar do të marrë pjesë edhe në
të gjitha proceset e votimit.

E kjo sipas liderit socialist per te shmangur nje tjeter deshtim te Shqiperise ne procesin eurointegrues. Prioritet, sic tha ai, do te jene 12 pikat e vendosura nga Komisioni Europian ne emer te te cilave sipas tij Partia Socialiste do te marre rolin e lidershipit ne ceshtjet kombetare te intergimit.

“Kushtetutshmëria, zbatueshmëria e ligjeve, reformat jetike për vendin, lufta pakompromis me korrupsionin përmes denoncimit publik të tij dhe kontrollit të rreptë parlamentar, kriza e drejtësisë, kriza e ekonomisë dhe e financave publike, kriza sociale që kanë prekur sot palcën e Shqipërisë, do të jenë graviteti i të gjitha përpjekjeve tona”, thotë Rama.

Kryetari i Partise Socialiste drejtoi gishtin e akuzes ndaj kryeministrin i cili sipas tij nuk pranon ndryshimet kushtetuese, pasi kerkon te marre postin e presidentit te Republikes e keshtu me radhe, sipas zotit Rama, edhe prokurorine e SHISH. E jo vetem keto institucione por edhe te tjera, per te cilat gjithsesi kryesocialisti la te kuptohet se opozita nuk do te leshoje.

“Eshtë koha kushtetuese e ndërrimit të Guvernatorit, i cili është kthyer në mashë e Saliut për të çuar përpara politikën e tij shkatërruese për financat e shtetit. Eshtë koha e ndërrimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin Saliu kërkon ta kthejë në mashë për të mbuluar zullumet e pafundme të të gjitha ministrive e agjencive shtetërore të vëna nën regjimin e korrupsionit”, tha Rama.

Kursi i ri i paralajmeruar edhe me pare nga kryesocialisti do te sjelle nje opozite agresive ne kuvendin e Shqiperise e cila sipas kreut te selise roze do te vere para pergjegjesise me interpelanca te vazhdueshme te gjithe ministrat e qeverise.  Do te paraqiten dhe kerkohen inisiativa te ndryshme ligjore, mes te cilave dhe ligji i ri per median.Nje tjeter kusht i patjetersueshem, sic e quajti Rama do te jete edhe kryerja e reformes zgjedhore sipas asistences se OSBE-ODIHR dhe opinionit te Komisionit te Venecias. Duke ju referuar kabllogrameve te Wikileaks , zoti Rama i beri apel Prokurores se Pergjithshme te reagoje per te zbardhur disa nder skandalet e medha, ku sipas tij eshte perfshire qeveria aktuale. Nga Gerdeci, tek shembja e tunelit te Kalimashit, tek 21 janari ku humben jeten 4 njerez te pafajshem.

“Eshtë dita për ta përsëritur edhe njëherë, apelin e opozitës për Prokuroren e Përgjithshme që të bëjë detyrën e saj, të mos lejojë vënien e kapakut të drejtësisë mbi krimet shtetërore, korrupsionin qeveritar, abuzimet e kujtdoqoftë, jo vetëm djathtas po edhe majtas, për gjëma të reja e bëma të vjetra, me Kushtetutën, ligjin dhe popullin që përfaqëson”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA