Qyteti ku jetohet më mirë

01/09/2011 16:50

Sipas një klasifikimi të realizuar nga Economist Intelligence Unit, qyteti australian i Melburnit është vendi ku jetohet më mirë në botë.

Renditja bazohet në parametrat e rendit publik, shërbimeve sanitare, kulturës, ambjentit, sistemit arsimor dhe infrastrukturës.

Australia dominon klasifikimin e vendeve ku jetohet më mirë me 4 qytete në këtë renditje, e ndjekur nga Kanadaja me 3.

Ja 10 qytetet ku jetohet më mirë:

Melburn (Australi)
Viena (Austri)
Vankuver (Kanada)
Toronto (Kanada)
Kalgari (Kanada)
Sidnei  (Australi)
Helsinki (Finlandë)
Perth (Australi)
Adelaide (Australi)
Okland (Zelandë e Re)

Top Channel