Kinë, kohë të vështira për artet mariciale

01/09/2011 13:10

Kohë të vështira për artet marciale në vendin e kung fusë. Sipas
agjencisë së lajmeve “Kina e Re”, në provinca të ndryshme ku ndodhen
shkollat tradicionale të dyluftimit po pakësohen gjithnjë e më shumë
studentët.

Nga fundi i viteve ’90, vetëm në provincën Anhui kishte mbi 200 shkolla artesh marciale, ndërkohë që aktualisht kanë mbetur më pak se 60.

Edhe në Dengfeng, qyteti ku ndodhet tempulli legjendar Shaolin, numri i shkollave ka rënë nga 100 që ishin në vitin 2000, në 48 në ditët e sotme.

Ndër figurat kryesore të arteve marciale kineze, që kanë depërtuar në Perëndim, spikat ajo e aktorit Jet Li, i njohur për një seri performancash në Hollivud.

Ekspertët e vjetër të arteve marciale në vendin më të madh aziatik fajësojnë për këtë rënie të interesit hyrjen e teknologjisë, muzikës moderne dhe internetit.

Top Channel