Smartphone i prodhuar në Kinë sfidon Apple

30/08/2011 18:50

Një smartphone i ri i prodhuar në Kinë, Xiaomi, është i gatshëm të konkurrojë Iphone.

Sipas agjencisë së lajmeve Kina e Re, produkti i hedhur në treg në Pekin më 16 gusht ka të dhëna të mira dhe është më pak i kushtueshëm.

Detajet janë bërë publike nga Lei Jun, themelues i Xiaomi Technology Co.

“Është pak më i rëndë dhe më i madh se telefoni i Apple, por ka një bateri me jetëgjatësi të madhe dhe një cilësi të lartë të sinjalit. Pajisja kushton 1999 juanë (200 euro), ndaj 5000 juanëve (500 euro) të rivalit”, është shprehur ai.

Top Channel