Mënyra më e mirë për të hequr dhjamin

30/08/2011 20:00

Të lodhesh duke punuar me ngritje peshash me qëllimin për të formuar një trup të mirë mund të jetë një humbje kohe për personat mbipeshë.

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se mënyra më e mirë për të hequr kilet e tepërta janë ushtrimet aerobike.

Kërkuesit kanë monitoruar personat që kanë bërë aerobi për tetë muaj dhe krahasimi me ata që kishin punuar me ngritje peshash tregoi se grupi i parë kishte humbur 20 herë më shumë dhjamë në pjesën e barkut se “grupi i shtangave”.

“Peshat të ndihmojnë në rritjen e masës muskulare dhe fuqisë fizike, ndërsa aerobia është më e mirë për të hequr dhjamin, sidomos në pjesën e barkut sepse digjen më shumë kalori”, shprehet Cris Slentz, i universitetit të North Carolina.

Gjithashtu, studimi tregon se njerëzit që kombinonin ushtrimet aerobike me ngritjen e peshave nuk kishin më shumë rezultat se ata që bënin vetëm aerobi.

Top Channel