Birra më e shitur në botë

30/08/2011 21:15

Jo vetëm ka mundësi që të mos e keni provuar ndonjëherë, por edhe të mos ia keni dëgjuar kurrë emrin.

Snow Beer është birra më e shitur në botë duke lënë pas markat tradicionale që njohim të gjithë: Heineken, Carlsberg, Budweiser etj.

Snow Beer është një birrë që prodhohet dhe konsumohet vetëm në Kinë. Madje kjo birrë nuk është e disponueshme as për Hong Kongun.

Por, në tre vitet e fundit kjo birrë ka kaluar shitjet e Bud Light, birrës më të shitur në botë deri tani dhe prodhuesit po kërkojnë të përhapin tashmë edhe jashtë vendit të tyre këtë birrë për ta bërë markën më të madhe në botë.

Snow Beer është më e lehtë se birrat e tjera për faktin se kinezët e përdorin atë për të shoqëruar çdo lloj ushqimi.

Top Channel