Gjirokastër, kapet me drogë 58-vjecari

26/08/2011 11:00

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka arrestuar një 58-vjecar pasi u kap në zotërim të një sasie lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Tafil Hodo nga Libohova u kap me dy kilogramë marijuanë.

Sipas burimeve, sasia e drogës është gjetur në kasollen e bagëtive të shtëpisë së 58-vjecarit.

Burimet shtojnë më tej se Tafil Hodo është proceduar penalisht edhe më parë për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA