Rinis puna në pikat e kalimit kufitar

25/08/2011 09:40

Ka rinisur puna në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Prej gati 9 orësh u bllokua puna në dogana për shkak të një defekti në sistem.

Pala greke në Kakavijë, Qafë Botë dhe Tre Urat pati probleme në sistemin kompjuterik gjë që krijoi radhë të gjata të emigrantëve.

Policia greke urdhëroi përpunimin e të dhënave pa ndihmën e sistemit kompjuterik.

Top Channel