Gjirokastër, 2 viktima nga aksidentet rrugore

25/08/2011 08:15

Dy persona humbën jetën në dy aksidente të ndryshme që ndodhën në Tepelenë dhe në Përmet.

Në orët e para të mëngjesit, në hyrje të qytetit të Tepelenës, një automjet me targa të kryeqytetit është përplasur me bordurat metalike të rrugës.

Për shkak të goditjes së fortë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, një 25-vjeçar.

Aksidenti i dytë ndodhi në aksin Carshovë-Biovizhdë, mesnatën e djeshme.

Një kamion me targa Pr 0710B është aksidentuar rëndë për shkak të mungesës së frenave.

Mësohet se i vdekur në vend ka mbetur drejtuesi i kamionit, 35 vjeç, dhe është plagosur një pasagjer.

Top Channel