Cifti me 18 fëmijë: Duam edhe dy djem

25/08/2011 14:40

Kelly Bates është një grua amerikane që ka lindur 18 fëmijë dhe do i pëlqente të kishte edhe disa të tjerë.

“Pjesën më të madhe të jetës sime kam qenë shtatzënë dhe për mua është gjëja më normale në botë. Kur nuk pres fëmijë më bën përshtypje”, shprehet 44-vjeçarja Kelly.

Fëmija më i madh i saj është 22 vjeç, ndërsa më i vogli vetëm 11-muajsh. Cifti ka 10 djem dhe 8 vajza…deri tani.

Kelly dhe bashkëshorti i saj Gil kanë ndërmend ta rrumbullakosin shifrën: “Nuk kemi një program të caktuar. Nuk e dinim se do të bënim 18 fëmijë dhe nuk e dimë dhe sa të tjerë do të bëjmë. Do napëlqente të kishim edhe dy djem. Është në dorën e Zotit.”

Top Channel