Të lindura për të bërtitur

24/08/2011 10:50

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se femrat tremben më shumë kur shohin një film horror se sa meshkujt. Kjo nuk do të habisë aspak femrat që mbyllin sytë dhe bërtasin në pjesët më të tmerrshme të këtyre filmave ndërkohë që partneri i tyre qëndron i ulur pranë saj duke ia përshkruar me detaje skenën që ajo humbi.

Sipas studimit të kryer nga shkencëtarë londinezë, në kohën që paralajmërohet një skenë e frikshme apo tejet e dhunshme truri i femrave aktivizohet menjëherë, ndërsa ai i meshkujve qëndron i qetë deri në zhvillimin e ngjarjes.

“Kur femrat kuptojnë që po fillon një skenë horror, aktiviteti i trurit të tyre rritet menjëherë. Tek meshkujt truri qëndron në qetësi deri në momentin kur skena fillon të zhvillohet dhe kjo shpjegon reagimet e ndryshme kur shihen pamje negative në një film”, shpjegon Dr. Giulia Galli.

Top Channel