Pse meshkujt nuk hapen me shokët

24/08/2011 14:50

Refuzimi i meshkujve për të diskutuar mbi problemet e tyre bën që partneret e tyre të inatosen dhe të fillojnë zënkat. Ky zakon duket se fillon që në fëmijëri për meshkujt.

Sipas një studimi, ndryshe nga vajzat të cilat flasin me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës për problemet e tyre, djemtë nuk diskutojnë sepse mendojnë se kjo gjë është humbje kohe.

Kërkuesit amerikanë, me në krye Dr. Amanda Rose, pasi studiuan sjelljen e rreth 2 mijë fëmijëve dhe adoleshentëve, dolën në përfundim se meshkujt e shikojnë “qarjen e halleve” si një aktivitet krejtësisht të pakuptimtë.

“Gjatë gjithë këtyre viteve psikologët kanë theksuar se meshkujt nuk tregojnë problemet e tyre nga frika se mos duken të dobët në sytë e shokëve. Por, gjatë studimit pamë se kjo frikë ishte e njëjtë edhe tek femrat të cilat sidoqoftë flasin me shoqet e tyre gjithë kohën. Djemtë thjesht mendojnë se të flasësh kur ke probleme nuk ka asnjë vlerë”, thekson Rose.

Top Channel