Afrikë e Jugut, në rrezik zhdukja e rinocerontëve

24/08/2011 15:50

Rrezikohet zhdukja e rinocerontëve në rezervat e Afrikës së Jugut.

Sipas ekspertëve, siç bën të ditur e përditshmja britanike “Guardian”, rezultati i asaj që cilësohet si një “gjakderdhje” e vërtetë, është fryt i një besimi antik lindor, sipas të cilit briri i rinocerontit nevojitet për të kuruar kancerin dhe sëmundjet e tjera.

Prej këtej kanë lindur edhe kërkesat e të pasurve të rinj në Kinë dhe Vietnam, që paguajnë banda gjuetarësh gjithnjë edhe më të sofistikuar.

Top Channel