Facebook, “Like” ndalohet në Gjermani

22/08/2011 15:30

Facebook është nën akuzë në Gjermani ku garantuesit e privatësisë kanë ndaluar përdorimin e opsionit “Like” për institucionet dhe ndërmarrjet.

Replika e menjëhershme e përdoruesve ka qenë krijimi i grupit “Asnjë çensurë për Facebook në Gjermani”.

Sipas autoriteteve, “Facebook dhunon ligjet mbi mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi në Gjermani dhe Bashkimin Evropian… Ata që përdorin këtë funksion janë gjithashtu subjekt i sanksioneve”.

Gjoba mund të shkojë deri në 50 mijë euro.

Top Channel