Turqia vijon bombardimet ndaj kurdëve

21/08/2011 17:20

Avionët turq vazhdojnë bombardimet në krahinën autonome të Kurdistanit, në Irakun e Veriut.

Sipas mediave ndërkombëtare objektiv në sulmin e radhës ka qenë një autobus me pasagjerë civilë në një fshat të vogël.

Shtatë është numri i personave që mendohet se kanë humbur jetën nga ky sulm, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Bilanci mund të përkeqësohet pasi mjeti i shpërthyer ishte i tejmbushur me pasagjerë.

Top Channel