Tripoli, sms i regjimit: Vrisni agjentët

21/08/2011 08:45

Banorët e Tripolit kanë marrë mbrëmjen e sotme një sms me anë të të cilit regjimi i fton të “zbresin në sheshe dhe rrugë për të eleminuar agjentët e armatosur”.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa banorë.

Një zëdhënës i qeverisë së Muammar Gheddafi ka deklaruar më pas në televizionin shtetëror se pak grupe të përbëra prej dhjetra personash kanë hyrë në Tripoli me armë, duke shtuar megjithatë se ata janë eleminuar dhe kryeqyteti është libian është i sigurt.

Top Channel