Shëndoshet në punë, dëmshpërblehet me 50 mijë USD

21/08/2011 20:00

Një gjykatë në Brazil detyroi kompaninë e njohur të ushqimeve të shpejta “McDonald’s” që t’i paguajë 50 mijë dollarë një punonjësi të saj.

Ai e hodhi në gjyq kompaninë pasi ishte shëndoshur me rreth 30 kilogram qëkurse kishte nisur punë 12 vjet më parë si provues i ushqimeve, përpara se ato t’u shiteshin klientëve.

Vendimi u mor nga një gjykatë në Porto Alegre.

Avokati i paditësit tha se klienti i tij detyrohej të konsumonte sasi të mëdha paninesh, hamburgera, patate të skuqura dhe pije të gazuara.

Gjykata dënoi “McDonald’s” për dëmin moral të shkaktuar, për kurën ndaj obezitetit dhe për dëme estetike.  

Top Channel