Libi, rebelët rrethojnë Tripolin

21/08/2011 18:25

Kryengritësit në Libi po i afrohen kryeqytetit Tripoli, ndërsa nga përleshjet u shënuan të paktën 100 të vrarë.

Ata morën një bazë ushtarake të rëndësishme pranë kryeqytetit dhe duket se marrja e tij mund të jetë vetëm cështje orësh.

Dëshmitarë të ndryshëm thanë se brenda në Tripoli u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna.

Por kolonel Gadafi gjatë një deklarate televizive së bashku me të birin, u shpreh se ata do të fitojnë.

Ndërkaq një folëse e televizionit shtetëror u shfaq në ekran me armë duke kërcënuar rebelët.

Top Channel