Libi, prezentuesja në televizion me pistoletë

21/08/2011 13:20

Një prezantuese e televizionit shtetëror libian ka dalë direkt në transmetim duke mbajtur në dorë një pistoletë dhe duke kërcënuar rebelët që po sulmojnë kryeqytetin, të mos provojnë t’i afrohen ndërtesës së televizionit shtetëror.

“Jemi të gjithë të armatosur dhe të gatshëm të mbrohemi deri në martirizim”, është shprehur prezantuesja 30 vjeçare, e pambuluar.

Videoja është ngarkuar menjëherë në YouTube nga disa përdorues.

Top Channel