Kanada, bie avioni, 12 të vdekur

21/08/2011 14:50

Një aeroplan udhëtarësh u rrëzua në rajonin Arktik të Kanadasë, duke shkatuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.

Policia kanadeze thotë se aeroplani “Boeing 737” me 15 persona u rrëzua të shtunën pranë Gjirit Rezoljut.

Linja ajrore First Air, konfirmoi aksidentin, duke shpjeguar se komunikimi i fundit me avionin u bë në orën 12:40, sipas orës lokale, kur aeroplani ndodhej rreth tetë kilometra nga aeroporti i Gjirit Rezoljut.

Aeroplani ishte duke udhëtuar nga Jellou Najf në veriperëndim, drejt Gjirit Rezoljut për të vazhduar pastaj për në ishullin Elsmer.

Top Channel