Afganistan, arrestohet fëmija-kamikaz

21/08/2011 12:55

Një fëmijë pakistanez, 10 vjeç, që donte të kryente një atentat vetëvrasës, është arrestuar në provincën jugore afgane të Kandaharit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Sadq Sadiqi, i cituar nga agjencia Pajhwok.

Fëmija me emrin Abdul Samad, është me origjinë nga qyteti i Quetta, sipas informacioneve të para të ministrit, ishte marrë peng tre muaj më parë për t’u stërvitur më pas të bëhej kamikaz.

Top Channel