Libi, Tunizia përgënjeshtron mbërritjen e Gheddafi

20/08/2011 15:35

“As Gheddafi dhe as a anëtarë të familjes së tij nuk kanë hyrë në Tunizi në 2011-n. Skuadrat tona punojnë pa ndërprerje për të kontrolluar trafikun kufitar”.

Kështu është shprehur në një komunikatë, ministri i Brendshëm tunizian.

Reagimi i tij ka ardhur pas zërave të shpërndara dje sipas të cilave familjarë të Gheddafi janë nisur nga aeroporti i ishullit tunizian Djerba me një avion venezuelian për të arritur Karakasin.

Top Channel