Libi, kryengritësit marrin nën kontroll dy qytete

20/08/2011 13:30

Kryengritësit libianë thanë se kanë marrë nën kontroll dy qytete
strategjike bregdetare, duke iu afruar objektivit të tyre, Tripolit;
Zlitanin, qe ndodhet 160 km ne lindje te kryeqytetit dhe Zauijan, rreth
30 km ne perendim të tij, pas një beteje të ashpër me besniket e
Kolonelit, Muamar Gadafit.

Qeveria libiane rrezoi këto pretendime të kryengritesve duke thënë se për asnjë moment, ushtria nuk ka humbur kontrollin e tyre.

Këshilli Ushtarak i Misuratas njoftoi se Zlitani u clirua nga kryengritesit. Te pakten 32 prej tyre mbeten të vrarë ndërsa 120 të tjerë u plagosën, gjate perleshjeve te armatosura që zgjaten thuajse të gjithë të premten. Qyteti konsiderohet si një pikë kyce në rrugën nga Misurata- deri tani e rrethuar nga forcat e kolonelit- drejt Tripolit.Në Zauija, kryengritesit debuan jashte besniket e Gadafit dhe festuan ne qender te qytetit.

Të shtunën, kryengritesit thanë, për Associated Press, se kanë vënë nën kontroll te gjithe Bregan. Ky pretendim nuk është konfirmuar në mënyre te pavarur. Ata po perpiqen te avancojne drejt Tripolit nga jugu.

Top Channel