Iran, 8 vjet burg për ekskursionistët amerikanë

20/08/2011 15:45

Dy shtetasit amerikanë në burg në Iran prej dy vjetësh me akuzën e spiunazhit, janë dënuar secili me tetë vjet burg.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit e televizionit shtetëror.

Shane Bauer e Joshua Fattal, të dy 28 vjeç, ishin arrestuar më 31 korrik 2009 me një miken e tyre, ndërsa ishin duke bërë një ekskursion në Kurdistanin irakian dhe kishin deklaruar se ngatërruan rrugën.

Secili është dënuar me 3 vjet për hyrje ilegale në Iran dhe me 5 vjet për spiunazh.

Top Channel