HP drejt largimit nga biznesi i kompjuterave

20/08/2011 18:20

Hewlett-Packard, prodhuesi më i madh botëror i kompjuterave personalë, po programon daljen nga divizioni i PC-ve për t’u konvertuar në “cloud computing”.

HP ka vendosur blerjen për më shumë se 10 miliardë dollarë të Autonomy Corp, shoqëria e dytë britanike e programeve me klient si Coca-Cola dhe Nestle’.

Shoqëria do të donte të pakësonte varësinë e saj nga PC që kanë marzhe të ulëta fitimi dhe një rritje stanjacioni për shkak të konkurrencës me tablet-ët si iPad.

Top Channel