Masakra në Mat, gjykata: ‘Burg pa afat’ autorëve

18/08/2011 12:05

Gjykata e Peshkopise dha masën e sigurisë burg pa afat për të dyshuarit e vrasjes së 3 personave, anëtarë të së njëjtës familje.

Tre vëllezërit Dashamir, Valter dhe Durim Barci do të qëndrojnë në burg, ndërsa hetimet për vrasjen e të afërmve vijojnë.

Të pandehurit akuzohen për vrasje me dashje të tre të afërmve të tyre, përkatësisht dy bashkëshortë dhe djalin e tyre 24-vjecar, pas një keqkuptimi mes viktimave dhe një prej autorëve për cështje pronësie.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Fraks në komunën Komsi të rrethit të Matit, ku mbetën të vdekur Shaqir Barci 55 vjec, gruaja e tij Hamide Barci 50 vjec dhe djali i tyre Bledar Barci. Në sulm u plagosën edhe dy djemtë e tjerë të familjes.

Tre vëllezërit që kanë kryer vrasjen e trefishtë kanë tentuar të arratisen drejt malit kur janë ndaluar nga policia. Policia sekuestroi gjithashtu edhe armët me të cilat është kryer krimi, një armë tip automatik dhe një armë gjahu.

Top Channel