Holtkemper: Zgjedhjet me hije gri…dramatike

18/08/2011 15:00

Kryediplomatja gjermane në Tiranë Carole Muller-Holtkemper ka komentuar
raportin e OSBE-ODIHR-it, duke theksuar se palët duhet ta lexojnë me
vëmendje pasi nuk është dyngjyrësh bardhezi.

Ne nje interviste dhene per Top Channel ambasadorja gjermane deklaron se raporti jep një tabllo të mirë të asaj që ndodhi dhe perfomancës të zgjedhjeve.

Zonja Holtkemper duke iu referuar raportit shprehet qartë se KQZ përfshi Kolegjin Zgjedhor janë dy institucione, si jo të pavaruara, por të politizuara.

Top Channel: Gjatë vizitës tuaj në Korcë deklaruat se do të flisnit për zgjedhjet e 8 majit atherë kur të dilte raporti ODIHR-it. Ju deklaruat se nuk e dinit se ku ka shkuar gjysma e vullnetit të  votuesve të Tiranës. Tani që kemi edhe raportin,a mund t’i jepni përgjigje kësaj pyetje se ku shkoi vullneti qytetarëve të Tiranës?

Holtkemper
: Raporti na jep një tabllo të mirë të asaj që ndodhi dhe perfomancës të  zgjedhjeve.Nuk është e zezë apo e bardhë,sic mund të pritet nga shumë njerëz. Nuk është as blu apo e kuqe sic janë  ngjyrat e dy partive më  të  mëdha poltike. Unë do të doja të thoja se ka hije grije, pak a shumë si Gernika e Pikasos… dramatike.

Intervisten e plote te ambasadores gjermane ne Tirane do ta lexoni pas edicionit te lajmeve te ores 19.30

Debati për raportin e OSBE-ODIHR

Sikurse edhe në zgjedhjet e shkuara raporti OSBE-ODIHR-it po lexohet duke u interpretuar në mënyra të ndryshme nga forcat politike. 

Vetëm 30 minuta pasi raporti u publikua në faqen online të ODIHR-it, me urgjencë zyra e shtypit e kryeministrit organizoi një konferencë për mediat.Pasi i ka kaluar një sy të shpejtë ose ka patur informacion në advancë se cfarë përmbante raporti
zoti Berisha ka dalë përpara kamerave. Vetëm dy fjalë pikërisht ato
“kompetitive” dhe “transparante” do të ndërtonin boshtin e deklaratës së
zotit Berisha i akuzuar nga opozita se grabiti në tavolinë mandatin e
Tiranës.

“Raporti, me një kthjelltësi të kristaltë, i vlerëson zgjedhjet vendore
të majit në Shqipëri si zgjedhje kompetitive, si zgjedhje transparente
dhe si zgjedhje, aspektet pozitive të të cilave kanë hedhur bazat e
progresit të ardhshëm”, tha Berisha.

Ndryshe nga dalja e menjëhershme e zotit Berisha, lideri opozitës Edi
Rama ka preferuar mos t’i drejtohet kamerave për të përcjellë komentet
rreth raportit.Fillimisht vlerësimet për raportin nga selia rozë janë bërë nga deputeti Sajmir Tahiri mesditën e të martës.

“OSBE-ODIHR ngeli në klasë Sali Berishën. Raporti i djeshëm përbën
certifikatën e dështimit spektakolar të qeverisë për t’i dhënë
qytetarëve dhe vendit zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me
standardet më minimale demokratike të pranuara nga bota e qytetëruar. Aq
më keq, raporti e thotë qartë se rezultati për Tiranën, nuk bazohet në
ligj, por në vendime të KQZ dhe Kolegjit kontradiktore, të pambështetura
në ligj, dhe politikisht të motivuara”, tha Tahiri, një ditë më parë.

Rama nuk është shpejtuar të komentojë raportin packa se konstatimet e ODIHR dukeshin në favorin e tij.Në një letër të gjatë të shkruar me kujdes zoti Rama analizon raportin duke anoncuar edhe piketat e aksionit politik të opozitës.

Letra i është dërguar redaksive të medias së shkruar.“Raporti i ODIHR-it
s’ka qenë asnjëherë më i qartë dhe i drejtpërdrejtë”. Kështu e nis
letrën Edi Rama për të cilin raporti ODIHR-it nxorri me objektivitet në
pah gjatë gjithë procesit, dhe i vuri në fund kapakun vjedhjeve duke
folur për një progres të paqenë e për mungesë provash për manipulime”.

Dushi i ftohtë që raporti i bëntë KQZ-në dhe Kolegjit Zgjedhor, për
zotin Rama, do të thotë se me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor s’mund
të bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Sikundërse zgjedhjet nuk mund të bëhen
as me këto lista, që votën e emigrantëve ia lënë në dorë pushtetit për
ta përdorur në interes të tij. 

Top Channel