Aksident tragjik në Tiranë-Durrës

18/08/2011 00:25

Një person u godit për vdekje rreth orës 22.00 të së mërkurës nga një automjet në hyrje të autostradës Tiranë – Durrës në km e parë.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës, por ai është i moshes diku te rreth 60-65 vjec.

Personi që goditi kalimtarin u largua me makinë nga vendi i ngjarjes duke e lënë pa asnjë ndihmë të aksidentuarin.

Sipas burimeve të policisë, makina që shkaktoi aksidentin është një BMW dhe u gjend pak minuta më pas nga policia e braktisur në afërsi të Durrësit.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, bëri devijimin e trafikut për të shmangur aksidente të mundëshme për shkak të errësirës dhe po heton në lidhje me ngjarjen.

Janë identifikuar targat e automjetit dhe pritet të zbardhet pronësia e tij, që do të cojë në gjetjen edhe të autorit të këtij aksidenti. 

Top Channel