Peshkaqeni i këput krahët, mbijeton

17/08/2011 18:45

Një peshkaqen i ka këputur të dy krahët, por sipas mjekëve do të mbijetojë.

Një ditë pas sulmit të një peshkaqeni-vrasës ndaj një turisti anglez në Seychelles, një incident i ngjashëm ka ndodhur sot në ekztremin lindor të Rusisë në dëm të një të riu 25 vjeçar, në një distancë 50 metra nga bregu.

Lloje të ndryshme peshkaqeni mund të vëzhgohen në bregun veri-perëndimor të detit të Japonisë, por nuk bëhet fjalë për specie që zakonisht sulmojnë njeriun.

Top Channel