Minatorët: Gati për marrëveshje

17/08/2011 16:30

Drejtuesit e greves se urise se minatoreve te kromit ne Bulqize kane
dhene sot sinjale pozitive qe mund te cojne drejt zgjidhjes se
konfliktit mes kompanise koncesionare ACR dhe minatoreve.

Baki Bajraktari, drejtuesi greves se urise ka dale dy dite me pare nga galeria ku ishte ngujuar per me shume se 20 dite. Pasi eshte njohur me propozimet e bera nga administratori ACR nje dite me pare eshte pergjigjur se minatoret jane te gatshem te nenshkruajne nje marreveshje ne Bulqize dhe se vete ai do garantonte sigurine e perfaqesuesve te kompanise ACR.

“I bëjmë thirrje edhe pronares, (sepse para tre vjetësh kur ishte këtu u shpreh para gjithë minatorëve se do të na kthente buzëqeshjen dhe se nuk do të kishte më nëna më rroba të zeza), që të vijë bashkë me administratorët për të nënshkruar marrëveshjen. Ne kemi detyrimet tona ndaj firmës, por edhe firma ka detyrime ndaj nesh”, tha Bajraktari.

Nje dite me pare administratori kompanise ACR deklaroi se kompania eshte gati te plotesoje kerkesat e minatoreve dhe se kete e dine edhe minatoret. Por administratori akuzoi drejtuesit e sindikates se kane nje axhende te fshehte dhe kerkojne qe greva te mos perfundoje. Nderkohe perfaqesuesit e minatoreve tregohen te gatshem te arrijne marreveshje.

“Ejani në Bulqizë, të bisedojmë në rast se është dëshira për ta bërë këtë. T’i lëmë pas të gjithë mosmarrëveshjet dhe ato deklarata ndoshta edhe të papërgjegjshme që janë bërë nga të dy palët”, tha Bajraktari.

Nderkohe nen toke ndodhen minatore qe vijojne greven, ndersa shume te tjere qendrojne ne hyrje te galerise ne mbeshtetje te tyre.

Top Channel