Je arrogant? Do bësh karrierë dhe fitosh më shumë

17/08/2011 15:45

Sa ndihmon në karrierë të jesh arrogant, i pasjellshëm dhe ndoshta edhe shumë antipatik? Shumë. Nëse i perket gjinise mashkullore, ngjitja drejt suksesit është e garantuar.

Përfundimin e ka nxjerrë një skuadër kërkuesish të drejtuar nga Timothy Judge, docent në Mendoza College of Business të Universitetit amerikan të “Notre Dame”.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 20 viteve studimesh, duke mbledhur rezultatet e intervistave dhe sondazheve të më shumë se 10 mijë punonjësve duke i interpretuar në një raport me titull “Do Nice Guys – and Gals – Really Finish Last?”.

Top Channel