Tiranë, 5 ditë pa ujë

16/08/2011 16:20

Banoret e zones siper Qytetit Studenti në Tirane kanë rreth 5 dite qe
nuk furnizohen me uje te pijshem nga Drejtoria e Ujesjellesit.

Ata thone se nje pjesë e tyre paguajnë rregullisht ujin, por Ujesjellesi i ka ndeshkuar kolektivisht.

Burime ne Drejtorine e Ujësjellësit thone se furnizimi me uje te pijshem eshte nderprere per Drejtorine e Qytetit Studenti, e cila ka nje borxh prej 50 milion leke ndaj Drejtorise se Ujesjellesit te pashlyer.

Te gjithe banoret qe ankohen per uje te pijshem sipas ujesjellesit kane bere lidhje te paligjshme ne tubacionet qe furnizojne konviktet e Qytetit Studenti.Ata duhet te paraqiten prane ujesjellesit per te lidhur kontrata te rregullta ne drejtori per t’u furnizuar me uje.

Top Channel