Reumatizma “mbërthen” edhe të rinjtë

16/08/2011 15:30

Jeta sedentare dhe kequshqyerja ka bere qe semundjet reumatizmale te
prekin shume edhe moshat e reja .Te rinj te moshave 25 – 30 vjec
ankohen per dhimbje kockash te cilat lidhen me semundjet reumatizmale.

Së mundjet prekin moshat e thyera, por tendenca sot është shtimi në moshat e reja. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, por tendenca sot është jeta sedentare”, thotë Fatos Hoxha, mjek reumatolog.

Te rinjte sot levizin me automjete edhe per distance fare te shkurtra ,por nga ana tjeter konsumojne ato ushqime qe ne perberjen e tyre kane shume kalori dhe hormone. Mjeket reumatologe shpjegojne dhe lidhjen e dhimbjeve te kockave sa here qe prishen kushtet e motit.

Per dhimbje sporadike te kockave per te lehtesuar dhimbjen mjeket reumatologe keshillojne perdorimin e nje aspirine 500 mg,nderkohe qe vene theksin ne domosdoshmerine e plazhit dhe llixhave kurative.

“Plazhi është një element shumë i rëndësishëm për rritjen e forcisë së kockës për kalciumit. Edhe llixhat kanë efektet e veta pozitive”, thotë Hoxha.

Kur nje person preket nga reumatizma, sistemi imunitar i organizmit fillon te sulmoje krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale.Personat qe kryejne pune te njejte dhe ulur jane me shume ne rrezik, pasi cdo dite kryejne te njejtin levizje te sforcimit te kyceve apo gjymtyreve.

 

Top Channel