Motori më i gjatë në botë

16/08/2011 15:45

Në Angli është shpikur motori i cili mban plot 25 persona.

Vepra është e Colin Furze, me profesion hidraulik, dhe është realizuar duke përdorur dy pjesët një motori normal të bashkuara nga një pedanë e gjatë alumini.

Ky mjet ka hyrë në librin e rekordeve Guiness, pasi përshkoi 2 kilometra, si “dyrrotaku më i gjatë që ka bërë më shumë rrugë”. Më parë ky rekord mbahej nga një mjet i gjatë “vetëm” 14 metra.

Gjatë rrugës, “autobusi me 2 rrota” ka arritur shpehtësinë 60km/h, por krijuesi i tij u shpreh se ishte thuajse e pamundur të merrje kthesa me të.

Top Channel