Bulqizë, greva vijon

16/08/2011 15:55

Ka hyre në ditën e 24 greva e minatoreve të Bulqizes. Pas shume ditesh
qendrimi nen toke, nje pjese e grevisteve dolen per t’u zevendesuar nga
te tjeret. Nderkohe sot me minatoret e kromit ne Bulqizes jane
solidarizuar edhe ish-minatoret e Rubikut.

Drejtuesit e sindikates qe mbulon minierat e Rubikut deklarohen se edhe ata do hidhen ne greve urie ne mbeshtetje te minatoreve te Bulqizes.

Cdo dite minatoret e tjere shkojne prane galerive ne pritje te nje zgjidhje te situates. Drejtuesit e sindikatave kane marre drejtimin e protestes se minatoreve.

Mes sindikatave dhe kompanise koncesionare ACR nuk po bihet dakort per asnje pike. Kerkeses se pare te minatoreve kompania austriake ju pergjigj me plotesimin e kerkesave por ne te njejten dite sindikata ndryshoi dhe dyfishoi kerkesat e saj. Per shkak te kesaj mosmarreveshje greva po vijon, dhjetra minatore jane nen toke duke rrezikuar jeten edhe nga rreziku i shembjes se galerive qe prej me shume se nje muaji nuk kane sherbime.

 

Top Channel