Google blen Motorola për 12,5 mld dollarë

15/08/2011 15:40

Google blen Motorola Mobility për 12,5 miliardë dollarë. Në bazë të një marrëveshjeje të firmosur nga dy shoqëritë, grupi i Mountain View do të blejë prodhuesin e telefonave celularë për një çmim prej 40 eurosh për aksion.

Blerja e Motorola Solutions, dega e Motorola që prodhon smartphone, telefona celularë dhe tablet, do t’i japë mundësinë Google të bëhet një konkurrues i të gjitha produkteve të pajisjeve mobile, përfshirë edhe Apple e Steve Jobs.

Top Channel