Siri, trupat depërtojnë edhe në qytetin Sarakeb

11/08/2011 14:35

Aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut thonë se ushtria e këtij
vendi sot me tanke dhe trupa ka depërtuar në qytetin Sarakeb, në
provincën Idlib, në kufi me Turqinë.

Organizata për të drejtat e njeriut Vëzhgimi Sirian, me seli në Londër, tha se trupat kanë hyrë në Sarakeb, sot herët në mëngjes, duke arrestuar disa njerëz.

Menjëherë pasi trupat kanë hyrë në qytet, janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna nga armët.

Top Channel