SHBA, të tjera sanksione Sirisë

11/08/2011 02:05

Shtetet e Bashkuara forcuan edhe më tej presionin e tyre ndaj Sirisë me qëllim ndaljen e vrasjes së civilëve në vend.

Sanksionet e reja janë një grusht masash që bllokojnë asete të konsiderueshme financiare të Sirisë. Nën sanksion u përfshi banka komerciale siriane dhe e vetmja kompani e telefonisë celulare.

Uashingtoni thotë se masat në fjalë synojnë të bllokojnë vendburimet e të ardhurave që përdoren nga presidenti Assad për të masakruar protestuesti opozitarë.

Top Channel