Obama takon Bernanken

11/08/2011 00:10

Presidenti Barak Obama zhvilloi një takim me kreun e Federal Reserve, Ben Bernanke ku është diskutuar situate në të cilën ndodhet ekonomia dhe financat amerikane.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka diskutuar me Bernanke mbi prespektivat për rimëkëmbjen e ekonomisë, tregut të punës dhe ka trajtuar gjatë problemin e financave publike.

Në takim është folur gjithashtu edhe për planin afatgjatë të administraës Obama për reduktimin e deficitit si dhe situata në tregjet europiane.

Ky ishte takimi i tretë mes Obamës dhe Bernankes brenda këtij viti.

Top Channel