Izraeli: Ok vendbanimit në Jeruzalemin lindor

11/08/2011 14:30

Ministri i brendshëm i Izraelit, Eli Jishai, ka dhënë miratimin për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në Jeruzalemin lindor.

Miratimi fillestar ishte dhënë vitin e kaluar, gjatë, vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Xhoe Bajden, ku u regjistrua edhe një përplasje diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Izraeli e konsideron Jerusalemin Lindor, që është marrë nga Jordania, në vitin 1967, si pjesë “e kryeqytetit të pandarë” të tij, status ky që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Palestinezët e duan Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm dhe kanë thënë se nuk do t’i vazhdojnë bisedimet paqësore, nëse Izraeli vazhdon të ndërtojë në këtë territor dhe në Bregun Perëndimor.

Top Channel