Edhe bursat aziatike negative

11/08/2011 03:45

Duke ndjekur bursat amerikane dhe ato europiane, edhe bursat aziatike pësuan rënie, ndonëse jo në përmasat e dy të parave.

Bursa japoneze ra me 1.8 përqind, ajo koreano-jugore me 1.2 përqind dhe ajo australiane me 1 përqind.

Ekspertët druhen se kriza ekonomike është duke prekur vendet e mëdha. Sipas tyre tregjet janë trembur nga zërat se gjendja e bankave franceze nuk është aspak e favorshme dhe kanë reaguar negativisht.

Top Channel