Britani, mblidhet parlamenti

11/08/2011 10:45

Parlamenti britanik sot zhvillon një seancë të jashtëzakonshme për të
diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, ku u regjistruan viktima,
dhunë dhe vjedhje.

Kryeministri David Cameron, i cili i ftoi ligjvënësit që të kthehen nga pushimet verore, ka premtuar se do të përgjigjet me luftë kundër shkaktarëve të trazirave.

Ai theksoi se policia do të marrë të gjitha masat për të mos lejuar më asnjë përkeqësim të gjendes. Me mijëra policë nëpër rrugë, raportohet se gjendja në qytetet angleze gjatë natës ishte e qetë.

Top Channel