Zjarre masive në bregdet

10/08/2011 22:30

Disa fshatra të bregdetit të jugut të Shqipërisë prej disa orësh janë përfshirë nga zjarre masive.

Në Piqeras, Sasaj dhe Lukovë dhjetra hektarë me kullota e ullinj po digjen, ndërsa rrezikohen edhe shtëpitë e zonës.

Dëshmitarët thonë se edhe pas telefonatave të banorëve dhe pushuesve të ndryshëm për rënien e zjarreve, shërbimet zjarrëfikëse nuk janë shfaqur deri tani për t’i fikur ato.

Banorët por edhe pushuesit e shumtë që popullojnë këtë pjesë të vendit këtë sezon veror shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe disa kanë filluar të largohen.

Ndërkohë në të 7 fshatrat e Himarës, në kulmin e sezonit turistik, prej më shumë se 5 orë mungon energjia elektrike.

Energjia elektrike ende nuk është kthyer. Edhe në disa fshatra të Sarandës ka mungesë të energjisë. Sipas banorëve të zonës, shkak për ndërprerjen e energjisë është amortizimi i rrjetit dhe mos investimi në të.

Top Channel