Vriten talebanët që rrëzuan helikopterin Chinook

10/08/2011 17:35

ISAF ka lajmëruar sot se ka vrarë gjatë një operacioni ushtarak talebanët përgjegjës për rrëzimin e një helikopteri Chinook të shtunën e kaluar në provincën afgane Maidan Uardak.

Në një komunikatë saktësohet se gjatë operacionit ajror është vrarë lideri taleban Mullah Mohibullah dhe personi që lëshoi predhën RPG drejt helikopterit.

Atentati shkaktoi vdekjen e 30 ushtarëve amerikanë dhe 7 talebanëve.

Top Channel