Tiranë, luftë ndërtimeve pa leje

10/08/2011 15:20

Një pallat pesëkatësh, i ndërtuar pa leje në rrugën ‘Ismail Strazimiri’
brenda dy ditesh do të shembet tërësisht nga policia bashkiake, e cila
deri më sot ka pezulluar ndërtimin e 107 objekteve pa leje.

Kreu i policise bashkiake Florenc Hoxha tha se ndertuesi i ketij subjekti eshte per ndjekje penale, pasi ka ndertuar edhe ne zona te tjera te Tiranes pa asnje dokumentacion

Ndertimi i pallatit pa leje eshte denoncuar nga qytetaret ne bashkine e Tiranes, permes nje numri telefoni qe eshte ne dispozicion per kete ceshtje. Policia bashkiake pas prishjes se objekteve do te merret edhe me pastrimin e zones per ta rikthyer ne gjendjen e saj te meparshme.

Prishen objekte pranë Kopshtit Zoologjik

Policia ndërtimore ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Ne kete pjese te Liqenit Artificial do te kaloje unaza e madhe, ndaj policia ndertimore ka nisur prej pak kohesh aksionon per prishjen e te gjitha objekteve qe ndodhen pergjate aksit ku do te kaloje kjo rruge.

Top Channel