Timoshenko në gjykatë: Prokurorët të japin dorëheqjen

10/08/2011 14:35

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko është kthyer sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për abuzim me detyrën.

Ajo është arrestuar të premten pasi që kritikoi procesin e saj gjyqësor si një përpjekje për të ndaluar atë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Prokurorët e cështjes sime duhet të japin dorëheqjen”, mësohet të ketë deklaruar Timoshenko.

Andrij Shkil, një ligjvënës nga partia e saj, kritikoi procesin gjyqësor, duke e quajtur atë të motivuar politikisht.

Katër ish shtetet e bllokut sovjetik- Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia- kanë dënuar burgimin e Timoshenkos.Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi lirimin e menjëhershëm të Timoshenkos.

Top Channel