SHBA paralajmëron Assad-in

10/08/2011 20:55

Ushtria siriane nisi ofensivën në disa prej qyteteve dhe fshatrave veri-perëndimore, në përpjekje për të shtypur çdo protestë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Asad.

Sipas aktivistëve, tanket dhe autoblindat hynë në Taftanaz, Sermin dhe Binish, në afërsi të kufirit me Turqinë.
 
Disa persona raportohet të jenë vrarë.“Observatori për të Drejtat e Njeriut”, me seli në Londër, tha se një grua u vra dhe 13 të tjerë u plagosën kur tanket dhe autoblindat hynë në Taftanaz dhe Sermin, jashtë qytetit të Idlibit, rreth 30 km nga kufiri me Turqinë.

Një pjesëtar i Komiteteve Lokale të Koordinimit, një grup që organizon dhe dokumenton protestat, tha se në afërsi të Binishit, janë vrarë të paktën 5 persona.

Qyteti i Hama-s, vatra e protestës, ka rënë në qetësi pas operacionit të ushtrisë që nisi mbi një javë më parë dhe çoi në vdekjen e dhjetëra aktivistëve.

Top Channel