SHBA, burg përjetë “profetit” të poligamisë

10/08/2011 03:00

Drejtuesi i një sekti që propagandonte poligaminë në Shtetet e Bashkuara u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Texas.

Warren Jeffs akuzohet për abuzime me dy të mitura, me njerën prej të cilave tashmë ka edhe një fëmijë.

Ai e priti me mjaft qetësi vendim në gjykatë, madje duke pretenduar se ishte një profet. Sekti i krijuar prej tij kishte rreth 10 mijë pasues.

55 vjecari Jeffs ishte në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI në Shtetet e Bashkuara dhe për disa vite kishte arritur t’i shmangej arrestimit duke lëvizur nga njëri shtet në tjetrin.

Top Channel