Obama do t’i kërkojë Assad dorëheqjen

10/08/2011 13:10

Administrata Obama po përgatitet t`i kerkoje presidentit sirian Bashar al Assad te jape doreheqjen ne ditet ne vijim.

Per te paren here, Departamenti Amerikan i Shtetit sinjalizon se perpjekjet per bindjen e qeverise siriane tashme kane perfunduar dhe se Shtepia e Bardhe po pergatitet te ndermarre linjen e ashper. Sanksionet e njeanshme te Shteteve te Bashkuara po pergatiten ne Departamentin e Thesarit, dhe Foxnews qe percjell lajmin, thote se nuk duhen nenvleresuar.

Thirrjet per doreheqjen e Assadit koincidojne me rritjen e presionit nderkombetar ndaj regjimit te tij per t’i dhene fund shtypjes se dhunshme te protestave anti-qeveritare ne vend. Grupet e te drejtave te njeriut flasin per 1.700 te vrare qe prej muajit mars.

Qindra viktima shkaktoi vetem ofensiva e re ushtarake qe nisi me muajin e shenjte te Ramazanit nje jave me pare. Presidenti sirian refuzon t’i nenshtrohet trysnine se jashtme dhe nuk heq dore nga qendrimi i tij.
Perkundrazi, ne takimin qe pati me ministrin e Jashtem turk Ahmet Davotuoglu, Assad perseriti vullnetin per te luftuar pa hezitim ato qe i quan “grupe terroriste”, term ky i perdorur rendom nga autoritetet siriane per te etiketuar kundershtaret e qeverise edhe pse shume nga te vraret kane qene protestues paqesore e te paarmatosur. Shefi i diplomacise turke Ahmet Davutoglu tha pas kthimit ne Ankara se Turqia do t’i ndjeke me shume kujdes zhvillimet ne Siri.

“Ne ditet qe do te vijne, jo muajt, por ditet, do te kalojme neper nje process kritik. Hapa te rendesishem do te hidhen, dhe forma qe do te marre ky process do te qartesohet. Ashtu si perhere, dua te theksoj se ne te do te reflektohet vetem vullneti i popullit te Sirise”, u shpreh Davutoglu.

Vizita e Davutogluse pati nje domethenie te rendesishme per faktin se deri vone, Ankaraja ka patur marredhenie te ngushta me Damaskun. Presidenti Obama dhe te tjere zyrtare te larte amerikane e kane deklaruar me pare se Bashar al Assadi e ka humbur legjitimitetin e tij si lider, por deri me tani nuk e kane kerkuar haptas doreheqjen e tij.

Top Channel