NATO ekzekuton talebanët që rrëzuan helikopterin

10/08/2011 23:30

Talebanët që qëlluan helikopterin Sinuk, ku humbën jetën 38 ushtarë amerikanë të forcave elitë, si dhe afganë, u vranë pas një sulmi të trupave të NATO-s.

Gjenerali Xhon Alen, komandanti i trupave amerikane në Afganistan tha se ata u vunë në shënjestër të hënën nga një F-16.

Gjatë këtij sulmi ajror u vra një udhëheqës taleban dhe militantët që qëlluan helikopterin të shtunën.

Shume prej të vrarëve në helikopterin ishin anëtarë të forcave speciale amerikane të njohur si “Seal Team Six”, të cilët ishin pjesë e njësisë që ndërmorën sulmin në Abotabad të Pakistanit, ku u ekzekutua lideri i Al Kaedës, Osama Bin Laden.

Duke folur për gazetarët në Pentagon, Gjenerali Alen tha se pas rrëzimit të helikopterit, forcat ndërkombëtare i gjetën militantët dhe i vranë.

Të martën, presidenti amerikan, Barak Obama i shoqëruar nga Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta vizituan bazën ajrore në Delauer ku mbërritën trupat e ushtarëve të vrarë.

Top Channel